Seks kundrejt kompensimit është nëse ti bën seks ose bën veprime seksuale dhe merr diçka si këmbim. Seks, p.sh. mund të jetë, të

- shfaqesh në ueb kamerë

- të shikosh dikë që bën masturbim

- të bësh masturbim para dikujt

- të bësh seks, ose të bësh veprime seksuale me dikë.

Kompensim mund të jetë, p.sh. të holla, një vend për të fjetur, transport, një telefon inteligjent, rroba, cigare, alkool ose droga.

Pengar i en plånbok

Ka shumë arsye që dikush bën seks kundrejt kompensimit. Mund të jetë, për të marrë para. Mund të jetë, se dikush të ka mashtruar ose të ka detyruar. Ose, mund të jetë, se të duket shumë interesant dhe të jep një konfirmim.

Nuk është e ndaluar të shesësh seks në Suedi. Por, është e ndaluar të blesh seks.

Ti, ke të drejtë mbrojtje dhe mbështetje

A dëshiron të kesh mbështetje, për ta ndryshuar gjendjen tënde? A ke nevojë të kesh dikë, të bisedosh me të? Gjendja mund të duket ndryshe, për atë që bën seks kundrejt kompensimit. Disa, ndjehen goxha mirë, ndërsa të tjerë, ndjehen keq dhe kanë probleme.  Pavarësisht se si ndjehesh, megjithatë, ti ke të drejtë mbështetje të përshtatshme për ty dhe për gjendjen tënde.

Ti, që ke pësuar nga dhuna, ke të drejtë informacioni, mbrojtje dhe mbështetje.  Ti, po ashtu, mund të kesh dikë të bisedosh me të. Nëse ti, ke fëmijë, atëherë edhe fëmijët kanë të drejtë mbështetje.

En okänd kvinna står framför ett fönster med ansiktet dolt

      Ti, gjithmonë, mund të kontaktosh këto organizata, për ndihmë

      Komunën tënde

      Ti, gjithmonë, mund të kontaktosh atë komunë ku ti gjendesh. Ti, po ashtu, mund të kontaktosh qendrën shëndetësore, njësinë pranuese për të rinj ose policinë.

      Policia

      Telefoni 114 14. Telefono gjithmonë 112 nëse është rast urgjent.
      www.polisen.se

      BRIS - 116 110

      Telefon mbështetës për ty që je i ri. Ti, po ashtu, mund të çatosh dhe të dërgosh mejl.  Ti, mund të jesh anonim.
      www.bris.se

      1000 möjligheter

      Një çat mbështetës për të rinj, ku mund të flasësh se si ndjehesh.
      http://1000mojligheter.se/

      Rädda barnen 0200-77 88 20

      Një telefon mbështetës për ty, që je i ri dhe je i sapoardhur në Suedi. Ti, mund të jesh anonim.  Ata të cilët përgjigjen flasin shumë gjuhë.
      www.rb.se/helpline

      Kvinnofridslinjen 020-50 50 50

      Një linjë telefoni për ty, që ke përjetuar kërcënim ose dhunë. Ti, mund të telefonosh ditën dhe natën. Ti, po ashtu, mund të telefonosh edhe pse nuk e flet suedishten. Telefonata nuk kushton gjë dhe ajo nuk shihet në faturën e telefonit. Ti, mund të jesh anonim.
      www.kvinnofridslinjen.se

      Mikamottagningen Göteborg 020-32 73 28

      Një veprimtari e cila mund të ofroj ty, biseda, mbështetje dhe ndihmë praktike.  Ti, që ke marrë kompensim për të bërë seks, ose ti, që e lëndon veten përmes seksit, mund t´i drejtohesh Njësisë së pranimit Mika. Ti, mund të jesh anonim.
      mikamottagningen@socialresurs.goteborg.se

      Mikamottagningen Stockholm 08-508 25 501

      Një veprimtari e cila mund të ofroj ty, biseda, mbështetje dhe ndihmë praktike.  Ti, që ke marrë kompensim për të bërë seks, ose ti, që e lëndon veten përmes seksit, mund t´i drejtohesh Njësisë së pranimit Mika. Ti, mund të jesh anonim.
      http://www.stockholm.se/mikamottagningen

      KST Malmö 020-35 40 40

      Një veprimtari e cila mund të ofroj ty, biseda, mbështetje dhe ndihmë praktike.  Ti, që ke marrë kompensim për të bërë seks, ose ti, që e lëndon veten përmes seksit, mund t´i drejtohesh Njësisë së pranimit KST. Ti, mund të jesh anonim.
      kst@malmo.se

      NMT - Metoda mbështetëse kombëtare ndaj prostitucionit dhe tregtisë së qenieve njerëzore 020-390 000

      NMT, mund të ndihmoj ty, të gjesh personin e duhur, për ndihmë dhe për mbështetje.
      www.nmtsverige.se

      Plattformen civila Sverige mot människohandel - Platforma Suedia Civile, kundër tregtisë së qenieve njerëzore

      Një organizatë e cila mund të ndihmoj ty, që je bërë objekt. I kontakton ata përmes e-postës: info@manniskohandel.se

      Frälsningsarmén 08-562 282 00

      Një kishë me një angazhim të madh social. Shko të Ushtria e Shpëtimit në qytetin tënd ku gjendesh, ose telefono apo ju dërgoni atyre e-postë, për të marrë ndihmën e tyre.
      manniskohandel@fralsningsarmen.se